Banka e Shqipërisë ngatërron Skënderbeun me Aleksandrin e Maqedonisë

Në mbledhjen e parë që ka mbajtur qeveria e Shqipërisë, pas dhënies së betimit, vendimi i parë ishte shpallja e viti 2018 vit mbarëkombëtar i Skënderbeut.

Madje në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarsisë, Kryeministri Edi Rama prezantoi logon zyrtare të “Vitit të Skënderbeut”.

“Në Vlorë ne jemi në këtë ceremoni modeste për të çelur vitin e Skënderbeut nën patronazhin e dy presidentëve, Metës dhe Thaçit. Jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit të Skenderbeut. Se pas 550 vitesh nga vdekja e tij ai shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu i artit luftarak që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin. Shqiptarët e patën një figurë që shënjoi ardhmërinë si komb,”- tha Rama nga Vlora.

Si një vlerësim ndaj veprës së Heroit tonë Kombëtar, Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e vitit 2018, figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Mirëpo faxweb ka vëzhguar kalendarin dhe ka zbuluar që figura e stampuar nuk është Skënderbeu por Aleksandri.

Siç duket, hovi për të përgatitur kalendarin ka bërë që, specialistët e Bankës Shqiptare që janë kujdesur për këtë dedikim të veçantë të ngatërrojnë Skënderbeun me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë.

Pasi në fotot e kalendarit shihet Aleksandri i Madh duke kalëruar me shpatë në dorë.

“Alegoria e Skënderbetu duke kalëruar në monedhën 1 lek, emetim i vitit 1926”, – shkruan BSh krahas njërës prej fototve të kalendarit.

Ndërkohë, kujtojmë këtu që në monedhën 1 lekëshe, e cila u emetua në vitin 1926 nga Banka Shqiptare, në njërën anë shihet koka e Lekës së Madh dhe në anën tjetër, Leka me kalë me flokë të gjata.

Pikërisht për këtë arsye monedhës së parë shqiptare ju vendos emri “lek”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne