Banka gjermane e Zhvillimit: Dëshirojmë të rrisim bashkëpunimin financiar me Turqinë

Frank Bellon, Përgjegjësi për Turqinë i Bankës gjermane të Zhvillimit tha se në çështjet e mjedisit, mbrojtjes së klimës dhe përshtatjes (integrimin) së refugjatëve dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin financiar me Turqinë.

Ai tha se portofoli i bashkëpunimit financiar me Turqisë është 1 miliardë e 900 milionë euro dhe mbështetja e projekteve për të strehuarit në Turqi ka arritur në 579 milionë euro.

Sipas lajmit të Deutsche Welle, Bellon shpjegoi se me ndihmat për refugjatët në Turqi dëshirojnë të nxisin përshtatshmërinë dhe përfshirjen e tyre (refugjatëve) dhe shtoi: “Nga ky proces nuk përfitojnë vetëm refugjatët por edhe vendorët. Ne nuk dëshirojmë që të krijohen probleme shoqërore por dëshirojmë që të nxisim përfshirjen shoqërore”.

Ai tha se me Turqinë kërkojnë që në periudhën e re, të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin.

“Ka një sistem të ri presidencial dhe një kabinet të ri. Për ne është i rëndësishëm përcaktimi i bashkëbiseduesve për çështjet tona dhe vazhdimi i bashkëpunimit, që ka një ecuri të mirë dhe jemi të bindur se këtë do ta realizojmë në këtë mënyrë. Për ne është gjithashtu shumë e rëndësishme që qeveria e re të ruaj objektivat për çështjet e mjedisit dhe klimës. Jemi të bindur se do të vazhdojë edhe vendosmëria e treguar deri tani nga qeveria turke për mbështetjen e ndihmave dhe përshtatshmërisë së refugjatëve sirianë. Pasi këto janë fusha që ne mund të mbështesim dhe dëshirojmë të mbështesim” tha Përgjegjësi për Turqinë i Bankës gjermane të Zhvillimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne