Banorët e ‘Astirit’ përplasen me Policinë te Gjykata e Tiranës

Mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë, ka patur një përplasje pranë Gjykatës së Tiranës. Banorët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, ndërkohë që 3 prej tyre janë arrestuar.

Ne ishim në mbështetje të disa banorëve të ndaluar. Erdhën mbi 30 civilë na rrethuan te dera e gjykatës dhe na dhunuan. Na kanë qëlluar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe gjykatës. Na kanë ardhur në orën 9 të darkës polic pa letra. Po na terrorizojnë”, – u shprehën banorët nga Gjykata e Tiranës.

Skënder Doda dhe Shpëtim Billa janë dy nga tre banorët e ndaluar nga policia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne