Banorët e Manzës: Erdhën 20 kamionë me plehra të shoqëruar nga policia

Prej disa ditësh banorët e Manzës janë ngritur për të protestuar mbi një vendim fantazmë, që e ka kthyer njësinë brenda natës në një pikë grumbullimi mbetjesh masive.

Nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këto zhvillime, por banorët i kanë treguar Exit.al se disa ditë më parë, gjatë natës, rreth 20-25 kamion kanë depozituar mbetje, të shoqëruar nga forca të shumta policie të maskuara.

Ditën e shtunë, më 6 qershor, gjatë protestës banorët janë përballur me administratorin e zonës, Muharrem Sula, të cilit i kërkojnë shpjegim se përse mbetjet e Durrësit janë sjell në vendgrumbullimin e zonës.

Shkëmbimi është kapur në video, ku zoti Sula dëgjohet teksa u lutet banorëve që ta pranojnë situatën përkohësisht derisa të arrihet një marrëveshje në Tiranë.

Kur njëri nga banorët vë në pikëpyetje ligjshmerinë e operacionit, Sula përgjigjet se të ligjshme edhe mund ta bëjnë.

Më poshtë debati i traskriptuar:

Banori 1: Ketu grumbullohen plehrat e Manez, Armanth, Ishëm dhe Radë!

Sula: Dakord! Nuk po them gje…Ka ardh situata… A kena mundesi ne, per pune ca ditesh, derisa të bëhet marrëveshja në Tiranë…se edhe ky grumbullimi, që janë plehrat e zonës sonë, nuk do të jetë më në Manëz.

Banori 2: Hajde ti, provo me nejt te shpia ime nji natë, vetëm nji natë, ene unë ta fal shpinë time po nejte nji natë.Chuck Schumer

Ja shkoi një kalamon e dogji, ca do besh? Do o vesh police ta rujne, qe te mos digjen?

Banori 3:Në rregull! Nëqoftëse është e ligjshme e hapim rrugën ne.

Sula: Nuk o puna aty se të ligjshme ene e bojmë, po ai osht vend grumbullimi.

Banori 3: Osht pikë grumbullimi, por vetëm për njësinë administrative Manëz, jo gjithë Durrësin!/exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne