Banorët e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës ngrihen në protestë: Banesat tona po shemben, s’mund të jetojmë dot këtu

Ditën e sotme banorët e pallatit nr. 2008 në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë pasi pothuajse 8 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, ata ende nuk kanë marrë një përgjigje mbi vendimin përfundimtar se çfarë do të bëhet me pallatin e dëmtuar.

Më herët ata kanë protestuar mbi vendimin e marrë nga ekspertët, pasi kanë dalë në përfundimin që pallati mund të riparohet edhe pse në atë priudhë ishtë çeduar me 55cm, por duket se problemi vazhdon të thellohet.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanëeb” se ditën e sotme që banorët kanë dalë në protestë deklarjnë se dëmtimi i pallatit po thellohet pasi deri më tani çedimi i tij i ka kaluar 70cm.

Ky është një problem mjaft shqetësues për banorët dhe për më tepër me vendimet dhe ekspertimet kontradiktore që dalin nga bashkia.

Edhe pse rezulton të jetë një objekt i pabanueshëm, për të ende nuk ka vendim mbi shembjen e tij, sakaq ekspertët e huaj kanë dalë në përfundim se pallati përbën rrezik edhe për pallatet pranë tij.

“Këtu nuk mund të jetohet dhe ne ende nuk jemi të qartë se çfarë do të bëhet me këtë pallat. Më mirë ta shembin pasi pallati vazhdon të çedojë me kalimin e kohës dhe përbën rrezik.

Nuk na intereson se ku do na i japin shtëpitë nëse shembet, mjafton ta shembin se nuk mund të futemi këtu”, deklaroi një banor./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne