Shqiperia

Banorët e prekur nga tërmeti s’pranojnë të lënë hotelet në Shëngjin: Mos na nxirrni në rrugë!

Në një kohë kur sot është afati i fundit, banorët e prekur nga tërmeti, nuk pranojnë që të dalin nga hotelet në Shëngjin.

Banorët theksojnë se deri më tani nuk kanë marrë bonus të qirave, në mënyrë të tillë që të përballojnë shpenzimet për strehim.

Të gjendur përballë situatës, të strehuarit në këto hotele i bëjnë apel bashkisë dhe qeverisë.

“Mos na nxirrni në rrugë!”, ka qenë apeli i këtyre banorëve, të cilët ngelën pa banesa pas tërmetit të 26 nëntorit./tpz

OPINIONE