Banorët e Rakas protestojnë kundër pranisë së forcave amerikane

Sipas kanalit televiziv iranian Al-Alam, një demonstratë masive u zhvillua sot në rrugën qendrore të qytetit Raka, ku mijëra banorë që mbanin flamuj kombëtarë sirianë kërkuan shpërnguljen e pranisë ushtarake amerikane nga ky qytet.

Banorët e Rakas po kërkojnë që SHBA të tërhiqen nga pjesët veri-lindore të Sirisë dhe dënuan sulmet ajrore kundër Sirisë, të kryera nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca më 14 prill. Ata gjithashtu kërkuan kthimin e shpejtë të qeverisë legjitime siriane në qytet dhe fillimin e punës së rindërtimit në Raka. SHBA dhe aleatët e saj, që nga maji i vitit 2014, kanë formuar një koalicion nën pretekstin e luftimit të grupit terrorist ISIS, jashtë kuadrit të Kombeve të Bashkuara dhe pa koordinim me qeverinë siriane dhe deri më tani kanë vrarë shumë qytetarë të pafajshëm sirianë në provincat Deirazur, Raka dhe Alepo./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne