Muaj më parë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael një ndër shumë të arrestuarit musliman për t’i bërë qefin Izraelin regjimi laik-katolik i Edi Ramës arrestoi edhe mjekun Bekim Protopapa nga Shkodra.
Bekimi ka punuar si mjek në Shkodër, dhe banorët e Shkodrës shprehen të shokuar mbi arrestimin e tij, sepse ata njëzëri shprehin një rrespekt të madh mbi të.
“çdo njeri që mund ta pyesësh në rrugë, shpreh fjalët më të mira për të” shprehet një nga banorët e fshatit ku Bekim Protopapa ka punuar.
Nëntorin e kaluar u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ku për të krijuar mardhënie sa më të mira me Izraelin, shteti laik-katolik shqiptar arrestoi dhjetra persona, për faktin e vetëm se ishin musliman. Këtë temë “Gazeta Impakt” e ka ndjekur në vazhdimësi me interes mjaft të lartë dhe do të vazhdojë të punojë dhe të denoncojë raste të ndryshme islamofobike.//Gazeta Impakt