Shqiperia

Barbarizëm në Durrës, 5 djem lidhin e përdhunojnë 8-vjeçaren (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Arapajt, në Durrës ku një grup prej 5 djemsh kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 8-vjeçare.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur 2 javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida”, ndërsa përdhunuesit mësohet të kenë qenë djem të moshave 15-17 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se djemtë e kanë manë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katër të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.

Ishin mësuesit e shkollës ata që e kanë gjetur të miturën të lidhur, teksa raportohet se Policia e Durrësit ishte në dijeni të kësaj ngjarjeje por e ka mbajtur të fshehtë./tiranatoday

OPINIONE