Barcelona deklason Sevillan, merr kryesimin në La Liga

Barcelona ka shënuar fitore të merituar ndaj Sevillas me rezultat 3:0

Skuadra e Barcelonës ka treguar forcën e saj ndaj Sevillas, të cilën e mposhti me rezultat të lartë 3:0.

Golat për Barcelonën në këtë takim i shënuan Luis Suarez në minutën e 25’të, dhe Leo Messi në minutat 28’ dhe 33’.

Pas kësaj fitoreje Barcelona përkohësisht e ka marrë kryesimin e La Ligas me 69pikë, një më shumë se sa Real Madrid që më vonë luan ndaj Leganes në udhëtim. /Express/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne