Barcelona dhe Real Madrid kthehen në fushë, La Liga nuk ka dyshime: Kampionati do të rinisë

Pas Bundesliga, Premier League dhe Serie A, La Liga spanjolle ka nisur punën për rikthimin në fushë për të mbyllur pjesën e mbetur të sezonit. Barcelona ishte e para që u kthye në kompleksin stërvitor, ku përpara nisjes së seancave individuale, të gjithë futbollistët dhe stafi teknik iu nënshtruan testit me tampon. Paraditen e së mërkurës ishte radha e Real Madrid. Futbollistët madrilenë u prezantuan pas dy muajsh pritje në Valdebebas. Ashtu si rivalët katalunjas, edhe “los blancos” zhvilluan testet përpara se të kthehen në fushën e stërvitjes. Përveç futbollistëve do të testohen anëtarët e stafit teknik dhe punëtorët e klubit.

Ndërkohë, La Liga po punon për një datë të saktë për rinisjen e kampionatit. “Është më e rrezikshme të shkosh në farmaci, se sa të stërvitesh”. Me këtë bindje presidenti Ligës, Javier Tebas konfirmon misionin për të mbyllur sezonin, pavarësisht disa pengesave të rëndësishme që duhen kaluar, jo vetëm për të bindur qeverinë, por edhe disa klube, që ende vijojnë të kenë dyshime. “Po marrim shumë masa për t’u rinisur në mënyrë të sigurtë dhe të kontrolluar. Por nuk ka asnjë dyshim që do ta bëjmë këtë”, ka nënvizuar numri një i Ligës Spanjolle të Futbollit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne