Barnie: Përgjegjësia e Brexit-it pa marrëveshje bie mbi supe të Londrës

Negociatori i lartë e Bashkimit Evropian për çështje të Brexit-it, e ka quajtur të pazbatueshëm planin e Britanisë për mënyrën e daljes së këtij vendi nga BE dhe ka thënë se përgjegjësia e Brexit-it par marrëveshje, bie mbi supe të Londrës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mishel Barnie të shtunën pasdite në një prononcim para gazetarëve, deklaroi se Brexit-i pa marrëveshje, në asnjë mënyrë nuk është opsion i dëshiruar për Bashkimin Evropian.

Barnie shtoi: “Nëse Britania është e vendosur për të arritur një marrëveshje, atëherë ka afat deri në fund të javës për të prezantuar një plan të ri”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi sot se i takon Bashkimit Evropian të reagojë ndaj kërkesave të Britanisë së Madhe pas propozimeve të tij për të ndryshuar marrëveshjen për largimin e vendit nga unioni.

“Nëse do të bëjmë një marrëveshje, ne kemi nevojë që BE-ja të bashkohet me ne atje, duke treguar gatishmërinë për të bërë një marrëveshje që parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mund të mbështesë”, tha Johnson.

Zyrtarët e lartë të BE-së kanë hedhur poshtë propozimet e Johnson duke i kërkuar atij të japë disa sqarime lidhur me përgatitjet për kufirin me Irlandën pas-Brexitit si një ndër pikat kryesore.

Sipas Johnson votuesit britanikë duan ta përshpejtojnë Brexit.

“Kështu që unë u them miqve tanë evropianë: shfrytëzoni mundësinë që ofron propozimi ynë i ri, duke i kërkuar Brukselit të bashkohet me Londrën në tryezën e bisedimeve në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi”, deklaroi Johnson./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne