Barnier i pashpresë mbi procesin Brexit

Negociatori i BE për çështjet e Brexit , në një deklaratë të tij është shprehur se mesa duket largimi i Britanisë nga BE pa marrëveshje është diçka e pashmangshme.

Michel Barnier, deklaroi se nuk është optimist mbi pasojat e zbatimit të Brexit dhe largimit të Britanisë nga unioni pa ndonjë marrëveshje.

Boris Johnson kryeministër i Britanisë ka deklaruar se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë vendosjen e pikave të kontrollit kufitar në kufirin me republikën e Irlandës. Më herët Britania dhe BE kishin rënë dakord për një çështje të tillë.

Marrëveshja konsiston në krijimin e pikave të kontrollit por jo shumë të rrepta mes republikës së Irlandës dhe Irlandës së veriut, rajon që kontrollohet nga Britania. Johnson është shprehur kundër planit të BE dhe ka premtuar se do ta nxjerrë Britaninë nga BE më datë 31 tetor edhe pa marrëveshje./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne