Bota

Papa i ortodokseve, Bartholemeu letër Erdoganit, i uron sukses operacionit “Dega e Ullirit”

Patriku i Fanarit në Stamboll, Bartholomeos, i dërgoi të premten Presidentit Recep Tayyip Erdogan, në emër të Patrikanës dhe komunitetit greko-ortodoks, një letër me urimin që operacioni “Dega e Ullirit” të rezultojë i suksesshëm.

Sipas një deklarate të shkruar të Patrikanës Greke të Fanarit, Bartholomos uron në këtë letër që operacioni “Dega e Ullirit” të rezultojë i suksesshëm duke kontribuuar në qetësinë/mirëqenien e Turqisë dhe rivendosjen e paqes në Siri./ trt