Basha: 500 mijë euro për të blerë një parti opozitare për zgjedhje

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka zbuluar një skandal të mazhorancës sot gjatë fjalës në çadrën e protestës: 500 mijë euro iu afruan një kryetari partie opozitare për t’u futur në zgjedhje, tha ai.

Basha ka mbledhur qytetarët e Kavajës në çadrën e protestës.”Kavaja është shembulli ku krimi sundon një qytet e ku fasada mbulon varfërinë e thellë,” tha Basha në nisje të bashkëbisedimit.

“Kjo është republika e vjetër!  – theksoi kreu i opozitës. – Ky është mjeti i vetëm i republikës së vjetër ndaj kanë ekzekutuar çdo mjet tjetër të të bërit politikë.

Data 7 maj do të jetë e atakut total kardiak të repuvlikës së vjetër.

Më 7 maj në Kavajën e fisnikërisë dhe të burrave dhe grave trima – që u ngritën të parët kundër diktaturës më mizore, regjimi i republikës së vjetër do të festojë asgjesimin e pluralizmit.

Kavaja është e vendosur por ndryshe nga 11 korriku I 1990 që ëhstë shkruar me gërma të arta, Kavaja nuk do të jetë vetëm por e gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën.

E gjithë Shqipëria do të jetë bashkë me Kavajën dhe sëbashku do t’I japim grushtin vdekjeprurës, republikës së vjetër!

Së bashku me rininë e Kavajës do të pamundësojnë votimin falso, kthimin de fakto të pushtetit në duart e Elvis Roshit dhe më 7 maj ne do t’I japim republikës së vjetër, goditjen finale!

Të vendosur në paqe totale. Asnjë lule dhe asnëj fije bari nuk do të preket në Kavajë por asnjë qytetar I Kavajës nuk do të detyrohet nga krimi dhe droga në një proces fasadë sepse një proces të tillë nuk do të ketë në kavajë dhe as më 18 qershor në Shqipëri.

Nëse republika e vjetër nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet fasadë, nëse kjo nuk ndodh, atëhërë me 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër do të jenë të pavlefshme. Më 19 qershor, asnjë qytetar I lirë shqiptar, nuk duhet t’I paguajë asnjë taksë republikës së vjetër dhe nuk do t’i bindet asnjë ligji.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne