Shqiperia

Basha akuza Ramës në ditën e të Drejtave të Njeriut: Ke asgjësuar çdo liri

Me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, Lulzim Basha shkroi në Facebook sot se edhe pse kanë kaluar 27 vite që nga rënia e komunizmit, shqiptarët në vend që të debatojnë për të drejtat e gjithësecilit, ende nuk gëzojnë dot të drejtën për të votuar të lirë.

Sipas Bashës, qeveria e Edi Ramës i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerjen e votës, shantazhe dhe kërcënime. Kryedemokrati e sheh zgjidhjen tek bashkimi i shqiptarëve. Sipas Bashës, kjo qeveri që njeh vetëm privilegjet e saj. Shqiptarët duhet të fitojnë betejën për liri dhe të drejtat njerëzore.

Statusi i plotë:

Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne. Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit. Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.
Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.