Basha: Asnjë marrëveshje pa u ndëshkuar vjedhësit e votave

Pas publikimit të 10 përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild”, kryedemokrati Lulzim Basha doli në një konferecë për shtyp gjatë së cilës kërkoi ndëshkimin një orë e më parë, të atyre që i konsideroi vjedhësit e votave në Dibër.

Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike, në rast se nuk ndëshkohen pikërisht këta persona.

“Reagimi i pafytyrë i Ramës e të tijëve ka për qëllim të mohojnë këtë megakrim. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do të arrihet, çdo gjë do të ndëshkohet. Asnjë marrëveshje nuk arrihet nëse nuk ndëshkohen vjedhësirt e votave. Ata duhet të jenë para drejtësisë”,- theksoi Basha.

Më tej kryedemokrati, tha se duhet ndalur tani makineria kriminale e drejtuar nga Rama.

“Përgjimet tregojnë qartë se çfarë komunikimi dashamirës ka mes ministrit, kriminelit e shefit të policisë. Po të mos i njohësh nuk i dallon dot kush është polici e kush trafikanti, kush deputeti e kush krimineli, kush ministri e kush shefi i policisë. Në Dibër policët ju kanë garantuar hapur të fortëve dhe kriminelëve të mbillnin drogë në favor të marrjes së votave. Ai ishte një projekt shkatërrues për vendin, se jo vetëm kapi ekonominë por e shkatërroi atë. Ekonomia sot është bërë e varuar nga droga njësoj si Rama e qeveria e tij”, – tha Basha./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne