Basha e akuzoi si ‘shërbëtor të Shullazit’, reagon deputeti i PS-së: Ty të mbrojti votat në Farkë

Vjen reagimi i deputetit të Durrësit, Jurgis Çyrbja, pasi kryetari i ngrirë i PD-së, Lulzim Basha e quajti shërbëtor të Emiljano Shullazit, fill pasi dëshmoi në gjyqin e këtij të fundit.

Në një prononcim për BalkanWeb, Çyrbja i përvishet Lulzim Bashës dhe e akuzon se ishte pikërisht Shullazi dhe të tijët ata që i kanë mbrojtur votat në Farkë Lulzim Bashës.

“I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove të rrugës së autostradës Rrëshen-Morinë. Unë jam marrë si dëshmitar për të dëshmuar kundrejt një cështje që ka të bëjë me një pronë, e cila është marrë forcërisht nga disa individë, të cilët sot ndiqen penalisht. Në dëshminë time në asnjë moment nuk është mbrojtur askush, përvec deklarimit të së vërtetës. Z. Humbës, e dimë të gjithë që nga dëshpërimi njëriu bën gjithcka, por unë nuk jam adresa se ku mund të hedhesh dëshpërimin tënd. I mbytur nga dështimet e tua kërkon të kapesh pas shkumës. Jo zotëri, se sot për ata qe ti po flet dikur i kishe në krahun tënd dhe të mbronin votat në Farkë e gjetkë që ju zotëri dështimi i dini shumë mire! Ti nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim sepse vetë je i zhytur i tëri në llum”,-thotë Çyrbja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne