Basha flet pas takimit me Kryemadhin: 2 çështjet ku jemi fokusuar

Në mbyllje të takimit me kryetarjen e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar në një dalje për mediat se aksioni opozitar do të vijojë.

“Protesta ka pasur dhe do të ketë, edhe më të fuqishme.”- theksoi Basha në një dalje për mediat, pa dhënë detaje rreth asksionit.

Kreu i PD-së tha se opozita do të rrëzojë koncensionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum, për arsye se sipas tij, “qeveria e Edi Ramës po vjedh paratë e shqiptarëve”.

“Skandali që ka plasur me dy koncesionet Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum, kërkojnë vëmendje maksimale. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Ata duan që shqiptarët të paguajnë një çmim 5 herë më të lartë se çmimi real. Një shumë jo e vogël, planifikon të vidhet në aksin Vlorë-Orikum. Kjo i sjell një dëm të madh buxhetit të shtetit. Edi Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe s’ka asnjë politikë tjetër përveç se të vjedhë deri në çastin e fundit. Ligji po bëhet me vjedhje, në mënyrë që ata që kanë firmosur për të vjedhur, të mos shkojnë në burg, siç do të ndodhte në çdo vend të botës.

Sa më shpejt që ta rrëzojmë këtë qeveri, aq më mirë do jetë për njerëzit dhe do i kthejmë këto para në vende pune.

Ky është një nga shqetësime kryesore të kësaj jave, por kemi vendosur që ta denoncojmë deri në fund këtë aferë dhe të mbajmë shënim kushdo që është i përfshirë. Nuk do i marrin dot këto para të shqiptarëve se kjo është e sigurt. Do anulojmë çdo pseudo PPP-je”, u shpreh Basha./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne