Shqiperia

Basha i hap rrugë rikthimit të Topallit në forumet e larta të PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një nen në statutin e saj sipas të cilit ish-kryetarët e Kuvendit në vite të propozuar nga kjo forcë do të jenë anëtarë të këtij këshilli.

Kujtojmë se gjatë viteve në opozitë Topalli ka qenë nënkryetare e Kuvendit ndërsa me ardhjen e PD-së në pushtet ajo ishte Kryetare e Kuvendit për 8 vjet.

Anëtarë të Këshillit janë automatikisht edhe ish-Presidentët dhe ish-kryetarët e PD-së.

Ky propozim u bë nga Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri dhe mbështet edhe nga kryetari Basha në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Topalli është një nga kritiket e forta të Lulzim Bashës. Aktualisht ajo është jashtë grupit parlamentar, jashtë kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Etiketa