Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ka kthyer përgjigje Ilir Metës dhe Edi Ramës, për vendimin e tyre për të kontaktuar me PPE që të asistojnë për zgjedhjen e krizës politike në Shqipëri.
“Mora vesh që kanë rënë dakord midis tyre që tu drejtohen Partive Popullore për të na bindur. Po ju them shkoni ku të doni pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që sa më shumë kohë i vidhni shqiptarëve aq më shumë e shtoni faturën e këtij vendi. Ndaj lërini demagogjite, zgjidhni punët njëhëre me socialistët tuaj, se një pjesë janë të inkriminuar, pastaj ka kush flet me Partite Popullore” deklaroi Basha.//Gazeta Impakt