Shqiperia

Basha i përgjigjet Bushit për mocion mosbesimi: Nuk e pranoj ofertën tënde

Deputeti  i LIBRA-s Ben Blushi, i ka bërë një ofertë ditën e sotme kreut të kuvendit Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, për të dërguar në kuvend një mocion votebesimi ndaj qeerisë Rama.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Bashës, ku i ka thënë “JO” ofertës së Blushit.

“Beni sot na bëri një ofertë. Shpresoj ti qendrojë deri në darkë se zakonisht i ndryshon fjalët. Por gjithsesi unë i them se kjo ofertë është e papranueshme. Ne duam gjithëpërfshirje dhe jo përjashtime. Ne nuk duam ta përjashtojmë PS nga qeveria teknike”, tha Basha.
Sipas tij, kryesore është për PD që qytetarët të votojnë të lirë. “Ndaj ne i kemi drejtuar ftesë çdo formacioni për një qeveri me mandat të paracaktuar. Koha për ta zgjidhur këtë me dialog është drejt mbarimit, por më mirë vonë se kurrë. Çdo minutë reflektimi është i mirëpritur”, vijoi ai../ Gazeta Impakt

OPINIONE