Basha: Inceneratorët janë afera korruptive, pronarët e tyre të vërtetë janë Rama dhe Ahmetaj

Lulzim Basha ka denoncuar sot atë qe e quan si skandalin e ndërtimit të tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Ne nje deklaratë për mediat, Basha foli me emra dhe theksoi se Edi Rama e Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të tyre.

200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre. Inceneratorët janë shkatërrues për shtetin. Projekte të inceneratorëve janë zbuluar si afera korruptove dhe kriminale. Mediat kanë zbuluar dhe kanë venë në dispozicion dhe shihet që janë nga i njëjti person. Duket qartë që pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. 4.8 milion euro i kanë thënë incenerëtorit të fierit pa filluar asnjë punë. Në total janë 400 milion euro që do të shpenzohen për 10 vitet e fundit. Bëjnë një kontratë me privatin dhe privati nuk merr asnjë rrisk. Po përpiqen të bëjnë një në Korçë, një tjetër në Rrogozinë ku të gjitha janë ngritur në protestë. Po fshehin pronarët e vërtetë. Është një aferë kriminale një aferë mafioze.”, – deklaroi Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne