Basha: Ka vetëm dy rrugë për zgjidhje!

“Nëse nuk pranon përmes dialogut politik tranzicionit të butë që ti hapë rrugë përmes Republikës së re, Republika e re do të marrë në të gjitha format dhe mënyrat fatet e shqiptarëve, kushtetutën e re, sëbashku paqësisht do të përmbysim republikën e vjetër”. Kjo ishte deklarata që bëri sot kreu i opozitës Lulzim Basha një ditë pas protestës më madhështore, siç e konsideroi ai të shqiptarëve.

Basha theksoi se ka vetëm dy rrugë për të arritur në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Në këtë qëndresë që lindi nga 18 shkurtit, këtu lindi dhe ideja e Republikës së re, ku njëherë e përgjithmonë vendimmarrja do të jetë e qytetarëve. Ku çdo zyrtar i lartë nuk do të zgjidhet në pazar, por do të zgjidhet nga qytetarët shqiptarë do të japë llogari ndaj tyre, me një mekanizëm të ri, me një Kushtetutë të re.

Thelbi i bashkimit tuaj dhe i lëvizjes tonë politike mbetet zëvendësimi i një kupole politike të kontrolluar, me një qeveri që do të kontrollohet nga ju qytetarët shqiptarë. Kjo duhet të vijë përmes zgjedhjeve të lira të djeshme. Ky ishte mesazhi më i qartë i protestës madhështore, me referendumin për Republikën e re.

Mirënjohje edhe për ata shqiptarë që nuk u bashkuan dot fizikisht por që ishin me ne me mendje dhe shpirt.

Mirënjohje të veçantë për aleatët tanë opozitarë, për kryetarët e tyre. Askush në historinë 27- vjeçare nuk ka qenë me më shumë fat se unë për besnikërinë tuaj të dashur aleatë, por mbi të gjitha për besnikërinë që kemi demonstruara përballë qytetarëve shqiptarë.

Mesazhi ynë është i qartë, shqiptarët folën: Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje fasadë, parlament të diktuar nga krimi dhe droga, kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa popullin, pa opozitë, kurrë më zgjedhje moniste!

Republika e re cila së shpejti do të zëvendësojë institucionalisht të vjetrën që pop bie, kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sigurohen vetëm përmes një qeverie teknike, që jep garancinë përmes reformës zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik.

Zgjidhja e dytë është, le ta dëgjojë çdo mik, çdo mbështetës, çdo qytetar i Republikës së re, çdo shqiptar që i do të mirën vetes së vet dhe vendit, çdo mik i huaj, dhe kundërshtari jonë politik.

Zgjidhja tjetër ose do ta çmontojmë krimin e drogën në pushtet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ose do ta përmbysim republikën e vjetër përmes marshimit, qëndresës, bashkimit të qytetarëve. Rrugë tjetër nuk ka”, deklaroi Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne