Basha kërcënon KQZ: Do ju çojmë në ndjekje penale

Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke folur nga “çadra e lirisë” ka kërcënuar Komisionin Qëndrorë të Zgjedhjeve, se nëse nuk  hedhin poshtë kërkesën e PS dhe LSI për shtyrje të afatit të rregjistrimit të koalicioneve, PD do të çojë në ndjekje penale këtë institucion.

“Opozita ka qenë dhe është më e bashkuar më e vendosur dhe më e fortë se kurrë për ti shkuar në fund kësaj lëvizje. Nuk ka zgjedhje fasadë. Opozita sot është e bashkuar dhe vendosur. Kjo lëvizje e madhe ia doli të shpërthejë dhe shpartallojë intrigat. Edhe sot ata tentuan të shkelnin ligjin. KQZ ka refuzuar, por po flas si jurist se nëse nuk e hedhin poshtë do i çojmë për ndjekje penale” deklaroi Basha./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne