Basha kërcënon Veliajn: Kërmë do të vijë dita shumë shpejt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra në adresë të tij nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrejtin social Facebook basha kërcënon Veliajn se po shpif me të njëjtën lehtësi ashtu siç shkel mbi gakun e fëmijëve në Sharrë dhe se do ti vijë dita shumë shpejt.

Reagimi i kreut të PD-së vjen pasi Erion Veliaj ka thënë se, “Bashës do ti duhen 12 vjet për të ardhur në pushtet. Opozita e sotme përfaqësohet nga familja e kryetarit dhe se PD po menaxhohet si biznes familjar”.

Veliaj i ftuar në emisionin “Studio e hapur” nga Eni Vasili, hodhi akuza të ashpra në drejtim të Bashës për afera korruptive me lejet e ndërtimit në Tiranë, të cilat sipas tij menaxhoheshin nga kunati, vjehrri e familjarë të tjerë, në periudhën kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Statusi i Lulzim Bashës në Facebook
Erion Veliaj: kërmë njeriu që shpif me të njëjtën lehtësi që shkel mbi gjakun e fëmijëve në Sharrë, që korrupton prokurorë e gjyqtarë, do të të vijë dita shume shpejt…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne