Shqiperia

Basha kërkon kokën e Tahirit dhe Ramës: Largimi i tyre hapi i parë për dekriminalizimin e politikës

Pas mbledhjes me depuetët e PD-së Basha ka dalë para gazetarëve duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Basha është shprehur se me Ramën në krye nuk mund të ketë as veting dhe as dekriminalizim. Kreu i Demokratëve ka kërkuar në mënyrë kategorike arrestimin e Saimir Tahirit si një hap të parë të dekriminalizimit të politikës në vend. Po ashtu, Basha ka shtuar se kryeprokurori i ri nuk mund të emërohet nga Tahiri, Rama apo xhafaj pasi ata janë vetë subjekte nën hetim.

Me Ramen në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikës. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës. Largimi i Ramës është imperativ politik. E kemi parashtruar para qytetarëve dhe socialistëve, që kanë mes vetes ish-kryeministra e presidentë, teë japin kontributin e tyre për këtë. Prokurorin nuk mund ta emërojë as Tahiri, as Rama, as Agron Xhafaj. Nuk do te pranojmë kurrë që kryeprokurori të emërohet nga subjektet e hetimit.” – tha Basha.

OPINIONE