Basha kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme: Rama ka afat deri më 15 shkurt

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në mbështetje të protestës që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai i ftoi ata dhe gjithë qytetarët e tjerë që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit. Sipas Bashës Rama ka afat deri në 15 shkurt, që ti japë zgjidhje krizës me largimin e tij.

“Deri në 15 shkurt Edi Rama ka kohë ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar vetë. Më 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar do të dëgjohet vetëm zëri juaj. Do të veprojë vetëm vullneti juaj dhe vullneti i qytetarëve”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore, ose në të kundër pas 16 shkurtit fjalën do ta kenë vetëm qytetarët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne