Basha kërkon të frymëzohet nga zgjedhjet për Parlamentin Europian: Beteja jonë vota e lirë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar fitoren e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet europiane të 26 majit. Grupimi politik i djathtës në Europë ka fituar shumicën e vendeve në Parlamentin Europian. Në një postim në rrjetet sociale, lideri i opozitës përcjell një mesazh edhe për situatën politike në Shqipëri kur shkruan se “beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane”.

Postimi i Bashës

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne