Lulzim Basha mbajti sot një deklaratë publike për skandalin e përgjimeve dhe përpjekjet e Kryeministrit për ta kaluar atë si një gjë normale. Basha foli për anën tjetër të manipulimit të zgjedhjeve: favoret e qeverisë për krimin. Ai e bëri të qartë se nuk ka marrëveshje politike pa largimin e Edi Ramës dhe të gjithë njerëzve të perfshirë në krime zgjedhore nga postet publike dhe hetimin e plotë të marrëdhënies krim-politik. Më poshtë mund të lexoni pikat kryesore të fjalës seë tij.

Përpjekja për të fshehur, normalizuar dhe relativizuar krimin

Edi Rama dhe makineria e tij prej milona eurosh e propagandës duan të shpërqendrojnë opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar.

Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale.

Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur.

Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si dicka të zakonshme, si dicka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet.

Duhet hetuar çfarë i ka dhënë qeveria krimit

Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako.

E njejta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis.

Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi.

Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave

Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit.

Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave.

Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri.

Kriza nuk ka ardhur për arsye politike or për arsye të bashkëpunimit me krimin dhe duhet të zgjidhet vetëm përmes ndëshkueshmërisë

Kriza nuk ka lindur për shkaqe politike por nga shkaqe kirminale nga bashkëpunimi i qeverisë dhe Partinë Socialiste me krimin e oganizuar. Kriza politike kalon nga çmontimi i mekanizmit krim-politikë. Politikisht ajo që do të kishte ndodhur në çdo vend e lë në Evropë është dorëheqja e Edi Ramës dhe këtyre njërëzve nga çdo post shtetëror që mbajnë. Nuk duhet të jene pjesë e procesit politik. Me keta nuk negociohet marrëveshje politike. Ata janë subjekt i policisë.

Të gjithë duhet të dalin para drejtësisë. Ajo duhet të hetoj çdo lloj bashkëpunimi midis qeverisë dhe krimit.

Me kete kryeministër nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto kushte janë përtej vullnetit tim dhe drejtuesve të tjerë të opozitës janë kërkesat e shqiptarëve. Atje ku ka politikanë të pandëshkuar nuk mund të këtë zhvillim dhe demokraci.

I bëj thirrje njerezve të ndershme të bëjnë presion për pastrimin e krimit. Ju bëj thirrje të gjithë qyetarëve të ushtrojnë presion për pastrimin e politikës.

Pushteti juaj është shumë i madh. Pushteti i njerëzve është i papërballueshëm. Unë dhe e gjithë opzoita jemi me ju në këtë beteje për të ardhmen e vendit. Ora po troket le ti japim vendit dhe fëmijëve ndryshimin që meritojnë.

Të gjithë personat e përfshirë në krimet zgjedhore duhet të hetohen dhe të largohen nga funksionet shtetërore

Edi Rama është planifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët.

Si rezultat, të gjithë ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të jenë në postet që kanë pasur, ose më lart, dhe vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri.

Si rezultat, askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë nga prokuroria që kontrollohet politikisht nga Edi Rama./exit