Basha-Kryemadhi, në nëntor këshill koordinues opozitar. Berisha e Meta të trembur që dosjet e krimit janë në duart e SHBA e BE

E vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen por dhe për të qënë faktor në politikën shqiptare është fillimi i një lufte të fortë opozitare. Luftë që pritet të jetë në të gjithë frontet ku qeveria e Ramës ka prioritete. Kryesisht në atë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të Vettingut. Por dhe në ndërtimin e administratës së re, ku pritet të ketë një “tërmet” të vërtetë dhe largim të të gjithë të punësuarve nga LSI, por dhe mbetjet katër vjeçare nga PD. Të cilat kanë qënë menduar nga lidershipi i PD dhe i LSI si “syri dhe veshi i tyre” në administratën e shtetit, burimi i furnizimit me dokumente origjinale. Të cilat do ti përdornin për luftën politike. Por njëherësh dhe deklarimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë që në nëntor fillon Vettingu i vërtetë dhe zbatimi i reformës në drejtësi me hapjen e dosjeve të mëdha të krimit dhe të abuzimit me pushtetin, ka bërë që dy partitë e mëdha në opozitë, PD dhe LSI të mendojnë për një pakt mes tyre. Për të forcuar radhët kundër mazhorancës. Por në krye të herës kundër reformës në drejtësi të marrë në dorë nga partnerët ndërkombëtarë, pasi shihet si kërcënim serioz për liderët historikë të këtyrë dy partive, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Njëri deputet por i plotfuqishëm në PD, pavarësisht pleqërisë dhe tjetri një president i ri, por me kompetenca të kofizuara.

Për këtë arësye, pas deklaratave të “dashurisë” në distancë të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, burimet të besueshme brenda këtyre dy partive bëjnë me dije se deri në fund të vjeshtës, koalicioni opozitar mes PD dhe LSI do të marrë jetë. Mësohet se për të qënë në të njejtën gjatësi vale dhe me deklaratat dhe me luftën politike, është hedhur ideja e krijimit të një këshilli koordinues opozitar, me paritet në këtë këshill, i cili do të koordinojë të gjitha lëvizjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe  qeverisjes së tij. Normale për një opozitë që lufton qeverinë në përpjekje për të ardhur në pushtet. Por mësohet se gjithë qëllimi në këtë fillim mandati të PS në qeverisjen e vetme të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, nuk është rrëzimi i Ramës, është i pamundur pasi është fillimi, por shpërqëndrimi i vëmendjes nga dosjet e mëdha të abuzimit me pushtetin dhe krimit. Të cilat tashmë janë në tavolinën e Prokurorisë Speciale dhe ku SHBA dhe BE me ekspertët e saj do të bëjnë zbardhjen e tyre.

Bëhet fjalë për dosjen e 21 janarit, që pritet të hapet nga vetë qeveria shqiptare, dosjen e aferës së CEZ dhe të DIA ku janë të përfshirë familja Berisha dhe Ilir Meta, Rrugën e Kombit dhe shitjen e detit Greqisë. Tashmë po i zbardh një nga një dhe “Pamfleti.com” përmes intervistave dhe deklarimeve të juristit të OSSH Romeo Kara dhe bashkëshortes së Kastriot Ismailajt aferat e Berishës dhe të Metës me CEZ dhe DIA, duke dhënë material të bollshëm për drejtësinë e re, që abuzuesit të shkojnë në burg. Pavarësisht se Berisha është deputet dhe Meta është President i vendit. Prandaj Basha dhe Kryemadhi pritet të shtrëngojnë radhët deri në fund të vjeshtës, për të shpëtuar njëri “babain” e tij politik dhe ndoshta dhe veten, 21 janari dhe abuzimi me rrugën e kombit si dhe shitja e detit Greqisë janë dhe vepër e tij, dhe tjetra për të shpëtuar bashkëshortin nga burgu. Dhe skenari tashmë është gati.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne