Shqiperia

Basha kthehet në çadër: Negociatat dështuan, Rama nuk ikën me dialog!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u kthye në çadër rreth orës 22.00. Basha tha se “për fat të keq përpjekja për marrëveshje dështoi.

“Nuk pati sukses sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për zgjidhjen e ngërçit politik, kjo gjë dështoi pasi Rama refuzoi të lëshojë karrigen e tij, refuzoi qeverinë teknike”, tha Basha.

Basha tha se Rama i vendosi një kusht te turpshëm.

“Na u vendos një kusht i turpshëm: “Voto Vetingun që të luftojmë drogën”, – tha Basha.

Kreu i opozitës paralajmëroi se në nisje të javës së ardhshme do të ketë përshkallëzim të protestës dhe mosbindje civile.

OPINIONE

INTERVISTA