Shqiperia

“Basha kthehu në Hollandë” , demokratët kërkojnë largimin e kreut të PD

Zërat kritikë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha sa vijnë e rriten brenda kësaj force politike.

Dje në mbrëmje përpara selisë blu ishin vendosur një parrullë ku kërkohej largimi i Lulzim Bashën nga funksioni i kryetarit të Partisë Demokratike.

Në këtë banderolë shkruhej: Basha kthehu në Hollandë..! Edhe më herët u vendos një parrullë brenda selisë blu ku shkruhej “Basha ik”.

Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i PD-së në zgjedhjet që u mbajtën në 22 korrik ku kundërshtar kishte Eduart Selamin.

Këto zgjedhje u kundërshtuan me forcë nga kritikët e Bashës të cilët argumentonin se janë një farsë dhe se Eduart Selami hyri në garë vetë për të legjitimuar procesin zgjedhor brenda PD-së. Por me gjithë kritikat Basha vijoi procesn zgjedhor dhe toi me 90% të votove të anëtarësisë së PD. /Tema

OPINIONE