Basha lë jashtë liste edhe kordinatorët kombëtarë. Ja çfarë thoshte në 2014 për ta! Maj 27,

Në vitin 2014 kreu i PD, Lulzim Basha i prezantoi 20 koordinatorët kombëtarë të Partisë Demokratike.

“Janë një pasuri e madhe për PD, janë një pasuri e madhe për Shqipërinë. Shqipëria e re, Shqipëria demokratike e ka gjeneratën e nisjes së re. Më të mirët në formim dhe në virtyte janë fati i saj.

Vlerësoj dhe i përgëzoj nga zemra për rezultatet e arritura, për sukseset e derisotme në karrierat profesionale dhe i falënderoj që kanë zgjedhur të kontriburojnë në PD sot në opozitë dhe nesër në qeveri” deklaroi Basha aso kohe, por këto 20 emra nuk figurojnë asnjëri prej tyre në listat e kandidatëve të PD, për deputetë.

EMRAT

  1. Akil Kraja
  2. Dritan Shano
  3. Albana Cenollari
  4. Reila Bozdo
  5. Valbona Karapici
  6. Gezim Pani
  7. Besart Kadia
  8. Blerta Zilja
  9. Merlinda  Hoco
  10. Lediana Fratari
  11. Julian Deda
  12. Arbi Agalliu
  13. Ardian Isufi
  14. Fatbardh Sallaku
  15. Anita  Gumeni
  16. Henris Balli
  17. Sorina Koti
  18. Dritan Hoti
  19. Mateo Spaho
  20. Argyrina Jubani

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne