Basha: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Përkundër faktit se çmimi i librave shkollorë për nxënësit vijon të jetë i njëjtë me atë të një viti më parë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kjo kosto është e papërballueshme për familjarët e tyre.

Në një postim në fb, Basha thotë se librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat.

Basha thotë se një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne