Basha mbyll protestën: Jemi në krye të shumicës së shqiptarëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas marshimit tek Parlamenti i ka udhëhequr protestuesit drejt selisë së PD-së ku po mban fëmin përmbyllës të kësaj proteste.

Sipas Bashës, opozita fitoi shumicën absolute me 30 qershor dhe kjo gjë është arritur falë qëndresës së qytetarëve theksoi kryedemokrati.

“Falë kurajës tuaj, betejës tuaj, ditën dhe natën edhe kur gazi fluturonte në këmbët tuaja. Fala sakrificës tuaj për liri dhe demokraci, sot shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen tuaj “Rama Ik”. Edhe në ditën më të zezë qyqari hajdut, ku pa kundërshtar përballë nisi të vjedhë veten e tij. Edhe një herë dua të falenderoj secilin prej jush njerëz të sakrificës dhe betejës. Së bashku e vazhduam këtë betejë dhe sot jemi të bindur se jemi në krye të shumicës absolute”,-tha Basha./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne