Shqiperia

Basha paralajmëron anulimin e konçensionit të shumpërfolur të Check Up-it

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur nga “çadra e Lirisë” ka paralajmëruar se me ardhjen e tij në qeveri do të anulohet i shumpërfoluri komcensioni i Check Up-it.

Nominalisht Basha përmendi këtu edhe biznesmenen Vilma Nushi, e cila ka përfituar prej Ministrisë së Shëndetësisë konçensionin e kontrollit shëndetësor, i njohur ndryshe edhe si konçensioni i check up-it.

Më tej kreu i opozitës foli për ligjin e ri të arsimit të lartë, që sipas tij ka nisur prej javësh të përgatitet dhe sapo PD-ja të vijë në pushtet do të miratohet. Basha ka thënë më herët se anulimi i ligjit ekzistues të arsimit të lartë do të jetë një prej vendimeve të tij të para si Kryeministër i Shqipërisë.//Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA