Basha paralajmëron Ramën nga Shkodra: Ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet, s’ka rrugë tjetër

Nga ceremonia e përkujtimit të 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër, kreu i PD Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama pas protestës së dhunshme të së shtunës në Rrugën e Kombit.

“I them sot nga Shkodra se i ka bërë hesapet gabim, i them sot se ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet dhe s’ka për të ndalur deri sa tirania e krimit të rrëzohet.
5 ditë më parë e sfidoi popullin me fjalorin e tij të ndyre, populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar. Nuk mundet të pranojnë kërbacin e haracin e një grupi njerëzish që pasurohen në kurriz të tyre.

S’ka rrugë tjetër per ta larguar te keqen pervecse përballjes me të. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen. Së bashku me Kukësin do e sprapsim ate.

4bf8db6d-aca5-48c6-8b5a-2424d231bb7e

Le të jetë një fillim i mbarë i pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD dhe njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm eshte të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin. Një PD e cliruar nga korrupsioni, nga oligarkët, ka vetëm një interes, interesin e shqiptarëve.

Zotohem dhe i ftoj të zotohemi të gjithë së bashku në këtë altar të lirisë sot se gjithë ca kemi denoncuar si opozite as do i falim as nuk do i harrojme kur te vioje ora e pergjegjesise se pushtetit.

S’do falim askënd që ka vjedhur dhe grabitur, s’do ketë pushtetar, nga kryeminsitri deri te punonjesit e thjeshte te administrates që s’do japë llogari për vjedhjet e grabitjet që i janë bërë vendit, kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh lideri i demokratëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne