Basha paralajmëron Ramën: Të pret arrestimi për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit

Lulzim Basha ka ashpërsuar gjuhën në fjalën e tij të radhës nga Çadra përball zyrës së kryeministrit. Ai tha sot nga çadra se opozita ka të drejtë të kërkojë jo vetëm largimin e Edi Ramës nga qeveria, por edhe procedimin dhe arrestimin e tij.

” ai është personi përgjegjës për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit”. Kjo ishte përgjigjja që Basha i dha raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili, në një bashkëbisedim me disa gazetarë në Bruksel u shpreh kundër qeverisë teknike.

Basha paralajmëroi se “Republika e Re”, siç e quan ai projektin e tij për qeverinë, do të kërkojë edhe ndryshime të Kushtetutës, për të kufizuar mandatin e kreut të qeverisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne