Basha: Qeveria ekstradoi Seitin pasi pranoi të tregonte sa para droge merrte Tahiri (FOTO)

Lulzim Basha deklaroi se shteti funksionoi si një kupolë e vërtetë mafioze kur vendosi të ekstradojë Nazer Seitin në Itali, vetëm 24 orë pasi ai kërkoi të kthehej në të penduar të drejtësisë.

Basha shpjegoi se i penduari i drejtësisë rrëfen krimet dhe bashkëpunëtorët në këmbim të një dënimi më të lehtë, por kjo sipas tij, nuk mund të lejohej me asnjë mënyrë nga qeveria.

Sipas Bashës, Seiti do të tregonte se si janë ndarë paratë e drogës mes Habilajve, Saimir Tahirit dhe jo vetëm.

Kreu i Partisë Demokratike nxorri edhe një dokument në emisionin “Studio e Hapur”, që përmbante kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Seitit, si i përfshirë në hetimin për çështjen Habilaj. Ky dokument, sipas Bashës, përgënjështron pretendimin e Fatmir Xhafajt, se ndalimi i Nazer Seitit ishte kërkuar nga Interpoli. Ligji e pengon ekstradimin kur një person është nën hetim në Shqipëri, pasi në këtë mënyrë pengohet hetimi.

“Nazer Seiti është ekstraduar 24 orë pasi vuri në lëvizje avokatin e tij për të nisur procedurat për t’u kthyer në të penduar të drejtësisë. Kjo është procedurë ligjore, ku i pandehuri pranon të rrëfejë në detaje bashkëpunëtorët në këmbim të një dënimi më të lehtë.

Seitaj disponon të dhënat se sa para kanë shkuar te Tahiri etj. Ky sa vuri në lëvizje avokatin e tij u ekstradua për 24 orë.

Ky person nuk mund të ekstradohet. Sa kohë që është në hetim, ekstradimi pengon hetimin.

Ja ku është dokumenti që ky është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Xhafaj e ka pasur këtë dhe tha dy ditë më parë se e ka kërkuar arrestimin Interpoli.

Qëllimi që Saimir Tahiri çështja ti zvarritet ose t’i mbyllet fare.” – u shpreh Lulzim Basha në emisionin “Studio e Hapur”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne