Basha reagon për shoqërimet tek Unaza: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës

 Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar në “Facebook” pas arrestimit të Klevis Balliut dhe protestuesve të tjerë te Unaza e re.

Basha shprehet se kjo ishte një tjetër ngjarje e rëndë, që e mban Shqipërinë larg Europës.

Postimi i Lulzim Bashës:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!/balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne