Basha si Stalini me urdhërin: Asnjë hap prapa

GJERGJI THANASI

Kryetari i PDSH-se Lulzim Basha publikoi ne facebook-un e vet nje video, me ane të së cilës u bënte thirrje shqiptarëve të merrnin pjesë në protestën e 2 qershorit kundra Rama-regjimit. Kryetari Basha i kishte vënë videos titullin: Asnjë hap prapa! Linku i shkrimit, që përmban edhe videon: https://www.syri.net/politike/257172/video-asnje-hap-pas-thirrja-e-bashes-per-protesten-e-neserme/

Një parrullë të tillë z. Basha e kishte kopjuar ad literarum (fjalë për fjalë) nga Stalini!!!!!!!! Titull i cuditshëm për një parrullë të hedhr nga kryetari i një force politike të djathtë, e cila u krijua si një parti politike antikomuniste. Në 28 korrik 1942 Stalini me cilësinë e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura sovjetike nënshkroi Urdhërin 227 për Ushtrinë e Kuqe. Urdhëri titullohej: Ni Shagu Nazad! (Asnnjë hap prapa!). Stalini me këtë urdhër e quante tradhti të ndëshkueshme me vdekje tërheqjen pa urdhër të cdo ushtaraku sovjetik në front kundra gjermanëve. Urdhëri u lëshua në një moment dobësie të jashtëzakonshme të Ushtrisë së Kuqe, të cilën Vermahti dhe aleatët e tij e kishin vënë para si lopët. Katastrofa për ushtrinë e Stalinit u bë thuajse e papërballueshme pas rënies së Rajonit tepër të fortifikuar të Sevastopulit, bazës kryesore ushtarako-detare sovjetike në Detin e Zi. Gjendja e Ushtrisë së Kuqe në korrik 1942 ishte edhe më e dëshpëruar sesa në nëntor 1941, kur gjermanët kishin arritur rreth 30 Km larg Moskës. Për ilustrim po ofrojmë madje edhe një pullë të emetuar nga Posta Sovjetike për të përkujtuar këtë urdhër të Stalinit.

Parrulla e Bashës është jo vetëm e papranueshme për kryetarin e një force të djathtë, por edhe dekurajuese për elektoratin e PD-së.Duke kopjuar Stalinin në ditët e tija më të errta gjatë Luftëss ë Dytë Botërore, Basha si në një lapsus frojdian u thotë të vetve, që PD-ja gjendet në një pozitë po aq të dëshpëruar sa Ushtria e Kuqe në verën e vitit 1942. Kush dreqin ia shkruan z. Basha fjalimet e deklaratat, se realisht la nam nga pikëpamja e marëdhënieve me publikun?!?!?!? Berisha në vaktit, të paktën imitonte stilin luftarak e të paepur të konservatorit të shquar Sir Uinston Cërcill, kurse Basha i ngratë kërkon të motivojë elektoratin e djathtë duke kopjuar fjalë për fjalë në parrullat e veta urdhërat e Stalinit!!!!

Me sa duket ka ardhur koha që betejën kundra perversitetit jo vetëm seksual të Regjimit Rama-Veliaj ta drejtojë përsëri Berisha, pavarësisht 75 viteve, që ka mbi kurriz. Meqë jemi kthyer në kohë në vitet e Luftës së Dytë Botëerore i kujtojmë lexuesit se për koincidencë Cërcilli ishte 71 vjec, kur kapitulloi Gjermania hitleriane dhe 76 vjec, kur populli anglez e rivotoi si kryeministër në vitin 1951!/ Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne