Shqiperia

Basha sulm qeverisë deri pas mesnate, shkakton edhe të qeshura tek deputetët socialistë

Seanca e djeshme plenare ka vazhduar deri në orën e para të mëngjesit dhe është shoqëruar me diskutime të gjata. Ndërkohë, në foltoren e Kuvendit është ngjitur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, vazhdoi me qëndrimin e tij se deputetët e mazhorancës ishin ulur në karriget e Kuvendit falë fushave me hashash.

E përveç kësaj ai u ndal të akuzonte sërish ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për përfshirje në Trafikun e drogës. Sipas Bashës, Tahiri merrte 30 mijë euro për qiranë e drogës.

Para një jave ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës u soll nga Prokuroria para këtij Parlamenti për t’i hapur rrugë drejtësisë, jo për shkak se ishte denoncuar me zë e figurë me qindra herë si zbatuesi i porosive të kryeministrit tuaj, për kthimin e Shqipërisë në hambar droge, por se kësaj radhe Antimafia italiane me regjistrime të zeza mbi të bardhe konfirmonte se Saimir Tahiri ishte përfitues i drejtpërdrejtë i miliona eurove që i derdhte për fushatën e PS. Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës, të gjitha këto fakte ishin të pamjaftueshme për ju që keni ardhur në këtë parlament nga fushat e drogës”, – u shpreh ai.

Por në një moment të fjalës së tij, Lulzim Basha ka ngatërruar fjalën kanibalizim me kanabizim dhe për një çast deputetët socialistë kanë nisur të qeshin.

OPINIONE