Basha: Sulmi ndaj gazetares, pasi nxorri lidhjet e Shullazit me deputetin e PS-së

“Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë”. Kështu tha sot kreu i PD-së Lulzim Basha në një reagim për ngjarjen e rëndë të orëve të para të mëngjesit, kur u sulmua me armë shtëpia e gazetares së News 24, Klodiana Lala.

“Në vendin tonë të stërmunduar nga krimi dhe korrupsioni, sot u realizua dhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve të sunduara nga krimi: Familja e gazetares Klodiana Lalla është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e sja në shtëpinë e prindërve të saj. Mesazhi ëhstë i qartë: Kush nuk i bindet krimin, e ka fundin të shpejtë! Dua të shpreh mbëhstetjen time për çdo gazetar të palëkundur nga krimi, u them atyre dhe çdo shqiptari që nuk do të qeveriset nga krimi: Duhet të luftojmë, duhet të përballemi! Sa herë media hesht, krimi triumfon!”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, sulmi ndaj gazetares ka lidhje me punën e saj. Basha tha se Klodiana Lala ka publikuar lidhjet mes deputetit të Ramës, Jurgis Cyrbja me bandën e Shullazit.

“Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën! Falë bashkëqeversijes me Ramë, këto 5 vjet Krimi kontrollon kupolen e policise dhe ministrine e bremdshme. Prej bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, sot Shqipëria nuka ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata”, tha Basha.

Vetë gazetarja ka thënë se sulmi ndaj saj ishte për ta frikësuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne