Basha sulmon Mogherinin: Vjen për qokë, shqiptarët nuk i hanë genjeshtrat

Lideri demokrat gjatë turit të tij në rrethe shigjetoi Federica Mogherinin e cila ndodhet prej dy ditësh në vendin tonë.
“Edi Rama është pengesa kryesore për integrimin. Miqtë që vijnë për qokat e tjera para se t’u mbarojë mandati s’e ndihmojnë dot. Prej 6 vitesh na mbyllet dera e Europës. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë gënjeshtren”, u shpreh Basha, duke nënkuptuar znj. Mogherini edhe pse nuk ia përmendi emrin.

Më tej ai shtoi se “shqiptarët janë të zgjuar, nuk i pranojnë, as nuk i hanë gënjeshtrat. Ka 6 vite që na mbyllet dera e Europës dhe ne e dimë të gjithë se pse. Sepse në vend që ta luftojë krimin, qeveria lidhet me krimin dhe oligarkët që të kapë ekonominë.”

Këtë deklaratë Basha e bëri në Pogradec, më pas udhëtoi në Gjirokastër, ku tha se “nuk ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën votat në 2017-ën”.

Sipas tij beteja e opozitës nuk është për rrotacionin politik, sepse ai do vijë dhe është i pashmangshëm. “Beteja është për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës”, theksoi Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne