Basha sulmon Xhafajn: je në dosjet kriminale të shteteve europiane

Duke folur në “çadrën e lirisë” kryetari i PD-së Lulëzim Basha ka akuzuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, se është i lidhur me bandat kriminale dhe sigurimin e komunismit.

 

Gjatë fjalës së tij pasditen e djeshme në Çadrën e Lirisë, Basha tha se dosja e Fatmir Xhafajt është në duart e vendeve partnere të BE për trafikun e drogës.

“Rama dhe Xhafaj jetojnë me kultin e krimit. Ndaj kanë kriminalizuar qeverisjen, ndaj ky kalon mëngjes drekë dhe darkë me kriminelët, me trafikantët e drogës, me njërëzit që kanë prostituuar gratë dhe vajzat shqiptare.

Ndërsa ministri i Brendshmë është njeriu, vëllai i të cilit është trafikant kokaine dhe sot është në dosjet e partnerëve evropianë. Krimi është krim dhe detyra e parë e Republikës së Re është të ndërpresë njëherë e përgjithmonë lidhjet e politikës me krimin”, theksoi Basha.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne