Basha: Do të shkoj në dialog, por…

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur sot në “çadrën e lirisë” për ardhjen e negociatorëve të PPE-së në Shqipëri për të ndërmjetësuar krizën politike.

Basha është shprehur se do të ulet në dialog, por nuk do të heqë dorë nga zgjedhjet e lira.

“Rruga drejt mirëqenies kalon vetëm ndër zgjedhjeve të lira: Ka dy mënyra:

Mënyra e parë është me dialog dhe sot kemi shansin ta zgjidhim me dialog. Lulzim Basha në këtë dialog nuk përfaqëson vetëm veten e tij, por unë shkoj me vetëdijen se shkoj për të përfaqësuar interesat e një bashkimi të madh popullor ndaj e kam shumë të thjeshtë të bëj kompromis të gjejë gjuhën e kompromisit politik për gjithçka që më takon mua dhe PD po nuk bëj asnjë tërhiqej që i takon fateve të qytetarëve, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nuk po kërkoj kushte në tavolinë, nuk po i kërkoj të shporret sic e meriton por të lejojë popullin ta vendosë me votë të lirë dhe të ndershme për ti dhënë fund me dialog republikës së vjetër dhe hapur rrugën republikës së re të drejtësie.

Le ta kenë fare qartë që ne jemi të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar këtë betejë deri në fund. Fundi nuk do të jetë votim pa opozitë, shpërndarje e popullit, por fundi do të jetë fitorja e kauzës sonë të drejtë.” Tha kryedemokrati Basha./ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne