Basha thirrje qeverisë: Të blejë aparatura të reja për analizat për koronavirusin. Fondi prej 3.5 mln dollarë i pamjaftueshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi nga qeveria më shumë fonde për të blerë pajisje më moderne që shkurtojnë periudhën për analizimin e koronavirusit.

Gjatë një konference për shtyp, Basha tha se fondi prej 3.5 mln dollarë është i pamjaftueshëm.

Basha: Qeveria në mënyrë urgjente të sigurojë pajisjet për stafin mjekësor. Nëse mjekët nuk i mbrojmë siç duhet atëherë si mund të mbrojmë qytetarët. Pajisjet për identifikimin e koronavirusin kanë evoluar që kur epidemia shpërtheu në Kinë. Sipas raportit të ekspertëve, është tashmë e mundshme të merren në përdorim aparatura që nxjerrin analizën brenda 45 minutave. Kjo do të mundësonte testimin më intensiv që do të mundësonte parandalimin e përhapjes. Aparaturat janë sot në treg dhe jam i bindur se edhe Shqipëria mund të përfitojë. 3.5 milion dollarë nuk mjaftojnë. Italia ka vënë miliarda. Nuk mjafton fondi i vënë në dispozicion./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne