Basha tregon ligjin: 18 qershori ka rënë si datë e zgjedhjeve

Kreu i opozitës Luzim Basha ka folur për afatet ligjore të regjistrimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ.

Sipas Bashës ora 00:00 e datës 28 prill, ka qenë afati i fundit I dorëzimit të listave, gjë të cilës sipas Bashës nuk e ka bërë asnjë parti, çka sipas tij data 18 qershor ka rënë si datë ligjore e zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

“Mbrëmë në mesnatë ka skaduar edhe afati i fundit i kodit zgjedhor për regjistrimin e listave zgjedhore të kandidatëve për deputetë

Bëhet fjalë për partitë e pushtetit partinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës

Deri tani asnjë prej tyre nuk ka dorëzuar listën emërore të kandidatëve

Me këtë kat dhe sipas Kodit Zgjedhor të Republikës është asgjësuar 18 qershori si nj datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.

Atë që ky bashkim dhe kjo lëvizje ka asgjësuar përmes lëvizjes paqësore

Ky bashkim duke mos dorëzuar listat shumëemërore e kanë asgjësuar edhe ligjërisht

Natyrisht në këto 4 vite shkelja e ligjit ka qenë tipari i kësaj qeverisjeje dhe tellalli do të dalë sot me lloj, lloj justifikimesh se data ishte dje dhe jo sot.

Nuk kam ndërmend ta ndjek këtë shfaqje të shëmtuar. Fakti është se këta nuk dua  t’ia dinë as për kod zgjedhor as për Kushtetutë ndaj është në dorën tonë për të vazhduar së bashku.

Ftesa ndaj opozitës PD-së dhe meje personalisht dhe presioni ndaj nesh ka një qëllim: që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur për nj proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga

Ne i kemi thënë jo. Unë i kam thënë jo dhe do ti themi jo deri në fund.” tha Basha./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne