Basha tregon mediat ‘fake news’: Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama Online

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Çadra e Lirisë, ka shpallur media të rreme (Fake News) Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama online.

“Sot mediat konvencionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit. Nga sot ne nisim konkursin e Fake News për javën që mbyllim. Këtë javë kemi dy kampionë për fat të keq: Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama Online. Top-Channel për interpretimin allasojçe të deklaratës sime. Rama dje tha se Vetigun e shtyn pas zgjedhjeve kurse unë thashë se ai do të bëhet menjëherë pas qeverisjes zgjedhore dhe sipas konsensusit të 22 korrikut të kaluar.

Kishte dy projekte për drejtësinë: I Edi Ramës dhe i paguar nga Soros: Të kapnin drejtësinë dhe t’ia jepnin investimit më të madh të Xhorxh Sorosit në Ballkan, Edi Ramës. Për një vit e gjysëm kjo betejë u luftua. Me një marrëveshje politike, 7 ligjet kryesore të kësaj reforme do të kaloheshin me konsensus por Rama me mercenerët e paguar nga Sorosi kaloi 6 nga këto ligje. Një ligj kaloi me mbështetjen tonë me insistimin e SHBA, që ka vulën tonë dhe pret zbatimin e tij sa më parë. Por Ligji për Vetingut dhe ligjet e tjera janë bërë me shkelje të konsensusit: ndaj ia përsëris atij dhe mercenarëve të tij, në Shqipëri pavarësisht pasaportave të tij që ka zero shans që PD të bëjë alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Jo, nuk ka nevojë ta shtyjmë Vetingun pas zgjedhjeve. Menjëherë pas qeverisë teknike, PD është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj kushtetuese e ligjore që sipas marrëveshjes së 22 korrikut, t’i hapim rrugë zbatimit të Vetigut që të kemi gjyqtarë dhe prokurorë të pakapur që të ninin punën e tyre kundër korrupsionit në nivele të larta.

Fake News, Top-Channel e dha lajmin e parë sikur Basha tha Vetingu pas zgjedhjeve, kurse unë e thashë pas qeverisë zgjedhjeve. Edhe BalkanWeb dhe Panorama bashkë me të lidhur me deklaratën e DASH. Harroje Edi Rama se mund të bësh zgjedhje pa opozitën. Kjo kërkesë e arsyeshme e standardit të demokracisë më të madhe në botë e merr BalkanWeb me porosi dhe e kthen me porosi për opozitën. Fake News Balkan Web: Lajme falco, turp të keni! Që nga sot, do t’i strukturojmë pak më mirë po këto të dyja nuk kishin si të mos meritonin vendin e parë”, u shpreh Lulzim Basha./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne